Ditën e sotme kanë dalë para gjykatës tri infermieret që dhunuan të moshuarën në Shtëpinë e të moshuarve në Pejë.
Njëra nga infermieret e arrestuara shihet në video teksa dhunon të moshuarën, ndërsa dy të tjerat janë në pranga për akuzën Dhënia e ndihmës” në kryerjen e dhunës si dhe “Fotografim apo inçizim i paautorizuar”.
Nga ana tjetër, Oda e Infermierëve të Kosovës ka vendosur që t’ua tërheqë licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.
Ky vendim vjen pas një takimi urgjent që Oda e Infermierëve të Kosovës mbajti me prokurorinë dhe Këshillin Etik.