Sot, në ditën e parë të mësimit për vitin shkollor 2019/2020 Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti i shoqëruar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, kanë vizituar shkollën fillore “Bajram Shabani ” në Kondovë për t’iu dëshiruar nxënësve dhe mësimdhënësve fillim të mbarë për këtë vit.
Në këtë rast Kryetari Bexheti, ka theksuar se ne si komunë në vazhdimësi jemi angazhuar ti bëjmë investimet e nevojshme në përmirësimin e kushteve në tê gjitha shkollat fillore që janë në kuadër të komunës tonë. Në shkollën Bajram Shabani këtë vit u rregullua kulmi i shkollës, lyerja e klasave, renovimi i dritareve dhe mjeteve sanitare gjithashtu në të ardhmen së bashku me Ministrin e Arsimit do të punojmë që nxënësit dhe arsimtarët në komunën e Sarajit të kenë kushte sa më të mira në realizimin e procesit edukativo arsimor.
Nga ana tjetër, drejtori i shkollës Mensur Jakupi, ka falënderuar kryetarin Bexheti dhe ministrin Ademi për vizitën si dhe për përkushtimin në përmirësimin e kushteve në shkollën Bajram Shabani.
Kryetari Bexheti, mësimdhënësve ju uroj një vit sa më të suksesshëm në punën e tyre të palodhshme kurse urimi më i veçantë është për ata që sot për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës, të cilët më këtë rast fillojnë një etapë të re të jetës së tyre.