“Me shkallët e zjarrfikësve janë evakuuar më shumë se 60 persona, janë djegur rreth 1000m2”, detaje nga zjarri në Çair të Shkupit

Zjarrfikësit ende po luftojnë për shuarjen e zjarrit në rrugën Skupi në Çair të Shkupit, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm shpërtheu zjarr në ambientet e podrumit, të cilat shfrytëzoheshin si depo, shkruan TV21. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Qytetin e Shkupit, Zvonko Tomevski thotë se janë djegur rreth 1000 m2, ndërsa tha se po ballafaqohen me temperatura të larta.

Marketing

“Diku rreth orës 02:00, kemi pasur denoncim për zjarr në ambientet e podrumit në rrugën Skupi. Bëhet fjalë për një hapësirë më të madhe, e mbushur me mall të ndryshëm. Punojmë në mënyrë aktive për ta ndaluar djegien, por ballafaqohemi me temperaturë të lartë, për shkak se bëhet fjalë për hapësirë nëntokësore. Diku rreth 1000m2 është hapësira e djegur. Përveç njërit koleg që u ankua për thithje të tymit, nuk kemi kolegë më rënd të lënduar, dhe qytetarë që jetojnë në ndërtesë. Janë evakuuar, nuk e kam evidencën e plotë, diku…me përdorimin e shkallës janë evakuuar më shumë se 60 persona, ndërsa të tjerët që janë evakuuar përmes hyrjeve, s’mund t’ua tregoj numrin e saktë”, tha mes tjerash Zvonko Tomovski, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Qytetin e Shkupit.