Më shumë aksidente në Strugë ka gjatë sezonit turistik

Mosrespektimi i shpejtësisë ndaj situatës dhe kushteve në rrugë dhe sinjalizimit rrugor nga shoferët është arsyeja më e shpeshtë për aksidente në territorin e komunës së Strugës.

Marketing

Nuk mungon as mos mbajtja e anës dhe drejtimit të lëvizjes, mosrespektimi i rregullave të përparësisë së kalimit, parakalimi i parregullt, mos mbajtja e distancës së mjaftueshme midis automjeteve… Këtë e tregojnë të dhënat e SPB Ohër, sipas të cilave, më së shumti aksidente kanë ndodhur gjatë sezonit turistik, gjegjësisht në korrik dhe gusht dhe menjëherë pas tyre janë edhe muaji janar.

Vetëm në korrik të këtij viti në territorin e Stacionit policor – Strugë kanë ndodhur 22 aksidente, në të cilat nuk ka persona të vdekur. Persona më rëndë të lënduar ka pasur në dy raste, ndërsa në 11 aksidente pjesëmarrësit kanë marrë lëndime të rënda trupore. Vetëm me dëm material kanë kaluar nëntë aksidente. Numri i aksidenteve në qershor ishte tetë, në prill dhe në maj 15, në janar ka pasur 16, në shkurt 10, ndërsa në mars vetëm tre. Në shtatë muajt e parë të vitit kanë ndodhur 88 aksidente dhe të gjitha kanë kaluar pa viktima.

Në vitin 2017 kanë ndodhur 181 aksidente, ndërsa në vitin 2016 -166, që do të thotë se ka ulje të numrit të aksidenteve, por edhe në dy vitet ka pasur nga tre të vdekur.

Statistika e SPB Ohër tregon se vitin e kaluar numri i aksidenteve rrugore në korrik ishte më i madh lidhur me sivjet, gjegjësisht kanë ndodhur 32 aksidente, që është për 10 më shumë se sivjet. Në muajin gusht ka pasur 30 aksidente me një viktimë, ndërsa person të vdekur ka pasur edhe në janar kur kanë ndodhur 23 aksidente dhe një në mars. Në këtë rajon në vitin 2016 ka pasur vetëm një viktimë në shkurt, kur kanë ndodhur 12 aksidente. Edhe atë vit më shumë aksidente kanë ndodhur gjatë sezonit turistik, gjegjësisht 23 në korrik dhe 37 në gusht.

Pjesa më e madhe shkaktuesve të aksidenteve janë nga Struga, pastaj vijon Ohri Dibra, Kërçova, Shkupi, ndërsa numri më i vogël janë nga Tetova, Gostivari, Manastiri, Prilepi, Kumanova, Kavadari dhe Shtipi. Aksidente rrugore kanë shkaktuar edhe shtetasit e Shqipërisë, Austrisë, Gjermanisë, Bullgarisë, Italisë, SHBA-së, Kosovës, Malit të Zi, Turqisë dhe të Polonisë.

Në kuadër të programit për edukim të qytetarëve, SPB Ohër realizon aksion për edukim në trafik “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, që është pjesë e projektit “Policia dhe qytetarët së bashku”. Viteve të fundit janë realizuar fushata edukative për më të rinjtë në kopshtet për fëmijë dhe në shkolla fillore, me qëllim të sigurisë më të madhe të fëmijëve – pjesëmarrës në komunikacion.

Marketing