Më shumë kokainë sesa banane, kapet sasia rekord e drogës në Spanjë

Policia spanjolle njofton se ka sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë, gjatë javës që lamë pas në portin jugor të Algeciras.

Marketing

Lënda narkotike ishte i fshehur në një kontejner që kishte hyrë në port nga Ekuadori.

Pas verifikimeve, rezultoi se mesa bananeve ishin të fshehura 13 tonë kokainë, një sasi që thyen çdo rekord të mëparshëm në luftën kundër narkotikëve.

Algecira është porti i katërt më i madh i kontejnerëve në Evropë dhe prej kohësh përdoret nga narkotrafikanët për të kaluar fshehurazi “miellin e bardhë”.

Policia e ka ndjekur sasinë e drogës që nga Ekuadori dhe në fund të operacionit arriti të arrestojë një grua, partnere e kompanisë që mori dërgesën, teksa dy persona të tjerë u arratisën.

Marketing