Me shumë mungesa, Real Madrid fiton lehtësisht ndaj Cadizit

23:52 | 21 Prill 2021

Marketing

Real Madrid ka arritur që të fitojë me rezultat të thellë, 3-0, si mysafire ndaj Cadizit.

Karim Benzema ishte lojtari më i dalluar në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola dhe madje asistojë një herë, raporton lajmi.net.

Fillimisht, në minutën e 30-të francezi shënojë nga pika e bardhë për të zhbllokuar ndeshjen.

Tri minuta më vonë, Odriozola shënoi një gol të bukur me kokë pas asistimit të Benzemas.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 3-0, pasi Benzema realizojë edhe një herë tjetër.

Në pjesën e dytë, Cadiz rrezikoi disa herë, mirëpo pa patur sukses.

Me këtë fitore, Real Madrid janë në vendin e parë me 70 pikë.

Atletico Madrid ka pikë të barabarta me një ndeshje më pak, ndërsa Barcelona është e katërta me 65 pikë (dy ndeshje më pak)./Lajmi.net/

 

Marketing