Javën e kaluar janë regjistruar më shumë pacientë të shëruar nga Kovid-19, se sa rate të reja pozitive. Po ulet numri i rasteve të vdekjes, kurse numri i të testuarve shënon trend të rritjes.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, nga 10 deri në 16 gusht, janë kryer gjithsej 11,605 teste, që është 2.062 ose 17.8 për qind më shumë se javën e kaluar.
Nga 11,605 testet e bëra, pozitiv për virusin janë përkatësisht 902 dhe 7.8 për qind, që është një trend i rënies së vazhdueshme në krahasim me javët e mëparshme kur ai shkonte nga 10 për qind, 9.4 dhe 8.6 për qind. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (251 ose 27.8 për qind) dhe Kumanova (125 ose 13.6 për qind). Në 18 qytete të vendit, në periudhën e përmendur numri i çështjeve të konfirmuara rishtas është nën 20.
Sa i përket strukturës së moshës, regjistrohen persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç, numri i pacientëve është i lartë nga 30 në 39 vjeç, dhe nga 50 në 59, ndërsa rastet më të pakta të regjistruara janë tek fëmijët nga 0 deri në 9 dhe nga 10 deri në 19 vjeç.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, ne duhet të vazhdojmë të respektojmë masat e mbrojtjes, të jemi përgjegjës dhe të kujdesemi për shëndetin tonë, por edhe shëndetin e të afërmve tanë.
“Detyrimisht të mbajmë maska, shpesh t’i lajmë duart dhe të mbajmë distancë fizike”, ka shkruar Filipçe në profilin e tij të Fejsbukut.
Bilanci i djeshëm i Ministrisë së Shëndetësisë tregoi 108 raste të reja me Kovid-19, dy të vdekur dhe 112 të shëruar.
Nga rastet e reja në Shkup janë 45, në Kumanovë 18, në Dibër një, në Shtip 11, në Prilep dhe Shën Nikollë nga tre, në Tetovë, Strumicë dhe Vinicë nga dy, në Strugë, Dellçevë dhe Veles katër dhe në Gostivar nëntë.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë prej fillimit të epidemisë paraqet 13076, numri i pacientëve të shëruar është 9625, i të vdekurve 551, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2900.
Komisioni për sëmundje infektive dje soll vendim për vendosjen e testit të detyrueshëm PCR për udhëtarët nga Kosova që kalojnë nëpër vend. Pasagjerët në tranzit do të duhet të tregojnë test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë. Ky propozim do t’i paraqitet Qeverisë.