Mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima sot në mëngjes është në rajonin Ohër-Prespë dhe në pjesët juglindore të vendit.
Sipas informacioneve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, më shumë shi deri në orën 08:00 ka reshur në Kriva Pallankë – 15 litra në një metër katrorë, si dhe në Tetovë – 11 litra në një metër katrorë, në Shkup 8 litra, Krushevë 6 dhe në Ohër dhe Vinicë nga katër litra në një metër katrorë.
Mot i vranët dhe dukshëm më i freskët me erë të përforcuar, kohë pas kohe të fuqishëm veriore do të jetë edhe sot. Do të ketë reshje të shiut, veçanërisht paradite, ndërsa në pjesët jugore ato do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 22 gradë. Në Shkup temperatura maksimale do të arrijë deri në 18 gradë.