Më shumë reshje të shiut ka pasur në Dojran

Më shumë reshje të shiut gjatë natës rreth 30 litra në metër katror ka pasur në Dojran, kumton DPHM.

Marketing

Vijojnë Gjevgjelia me 29 l/m2, 28 në Krushevë 26 në Demir Kapi, 23 në Mavrovë, 14 në Shtip, 13 në Manastir, Gjurishte, 11 Strumicë, 10 në Pozharan, nëntë në Topolçan, tetë në Shkup Zajçev Rid, Berovë dhe Kuamnovë, shtatë në Vinicë dhe Lazaropole, gjashtë në Prilep, pesë në Tetovë, një l/m2 në Kriva Pallanakë.

Moti paraditedo të jetë me vranësira të ndryshueshme, nëpër disa lugina me kushte për mjegull në mëngjes, ndërsa në pjesën jugore me shi lokal. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior.Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej dy deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës nëntë deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup paradite moti do të jetë i vranët me kushte për mjegull në mëngjes dhe me erë të dobët mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në nëntë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Marketing