Më shumë se 100 zjarre,ende aktive në Australi

Paralajmërime urgjente janë lëshuar për zjarre në të gjithë shtetin australian, New South Wales, ku zjarrfikësit po ballafaqohen me më shumë se 100 zjarre aktive.

Marketing

Autoritetet u kanë kërkuar udhëtarëve të shtyjnë udhëtimet e tyre pasi kushtet kërcënojnë ta intensifikojnë krizën e zjarrit.

Rritja e temperaturave dhe erërave të forta pritet t’i përkeqësojë zjarret në tri rajone. Ndërsa tri zjarre rreth Sidneit po digjen në nivelin e urgjencës, transmeton KTV. Kombinimi i temperaturave mbi 40 gradë celsius, lagështia e ulët dhe era e fuqishme, e kanë përkeqësuar betejën e personelit prej 10,000 personave, që janë mobilizuar për t’i shuar zjarret.

Që nga shtatori, zjarret në Australi kanë vrarë tetë njerëz, kanë shkatërruar më shumë se 700 shtëpi dhe kanë djegur miliona hektarë tokë.

Kryeministri australian, Scott Morrison, është përballur me kritika pasi shkoi në pushime pikërisht në këtë kohë krize.