Më shumë se 17,8 milion të infektuar dhe 683,000 të vdekur nga Covid-19 në botë

Më shumë se 17,8 milion njerëz në të gjithë botën janë infektuar me koronavirusin e ri dhe 683.767 kanë vdekur, sipas një raporti të Reuters.

Marketing

Rastet e Covid-19 janë raportuar në më shumë se 210 vende dhe territore që kur rastet e para u identifikuan në Kinë në Dhjetor të 2019.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë në listën e vendeve me 4,637,544 raste. Pasohet nga Brazili, me 2.707.877 raste dhe India, me 1.695.988 raste.

Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu vendi me numrin më të madh të vdekjeve për shkak të Covid-19, duke regjistruar 154.922 vdekje.

Sipas një raporti të Reuters, numri i të vdekurve në Amerikën Latine tejkaloi 200,000 natën e kaluar, pasi Peruja njoftoi 191 vdekje të reja për shkak të pandemisë.