Më parë është raportuar se mungesa e gjumit mund të sjellë pasoja tek shëndeti i njeriut.
Ndërsa tani studiuesit kanë gjetur se edhe e kundërta e kësaj mund të jetë e dëmshme, shkruan Medicalnewstoday.
Sipas studiuesve të Universitetit të Kalifornisë, personat që flenë rregullisht nga 9-10 orë gjatë natës, kanë më shumë probleme me shëndetin.
Fjetja e gjatë mund të rezultojë në vështirësi për të rënë në gjumë gjatë natës, si dhe në lodhje gjatë ditës.
Ekspertët kanë sugjeruar se fjetja ideale për të pasur më pak probleme me shëndetin është tetë orë.