Manchester United ka kaluar në gjysmëfinale të Europa League.
Djajtë e kuq këtë sukses e arriti pasi mposhti Copenhagen me rezultat minimal, 1-0.
Koha e rregullt përfundoi pa gola, me një pjesë të dytë të dominuar nga United derisa në pjesën e parë nuk luajti mirë.
Golin e vetëm, Manchesteri e shënoi vetëm në kohën shtesë.
Realizator i golit të fitores ishte Bruno Fernandez në minutën e 94-të nga penalltia.
Meritor që Copenhagen nuk pësoi debakël ishte portieri Johnson që bëri 14 pritje, 8 prej të cilave Brenda zonës.
Në gjysmëfinale, United do të takohet me fituesin e ndeshjes Wolves – Sevilla.