“Me SuperMonën…” Meta dhe Kryemadhi lënë pas “zhurmën” politike pas zgjedhjeve

Duket se pas humbjes së madhe të mandateve krahasuar me zgjedhjet e kaluara, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shfaqet nën shoqërinë e familjes së saj.

Ka qenë presidenti Meta ai që ka postuar një foto me Kryemadhin në Facebook ditën e sotme.

“Me SuperMonën, gati për të festuar ditëlindjen e Besarit. Faleminderit për urimet! Gëzime ju urojmë edhe ne të gjithëve!” – shkruan Meta.

Marketing

Meta ka postuar edhe më parë një foto me djalin e Besartin duke i uruar ditëlindjen këtij të fundit.

Duket se Meta dhe Kryemadhi kanë vendosur të rrinë pak larg tensioneve dhe zhvillimeve politike të ditëve të fundit.

LSI e Kryemadhit mori vetëm 4 mandate këto zgjedhje, ndërkohë që Meta është shprehur se në 24 korrik 2022 do të lërë presidencën për tu bashkuar me LSI-në.