Dua Lipa dhe Callum Turner janë çifti më i diskutuar i botës së shoubizit.
Artistja shqiptare dhe aktori anglez patën një paraqitje senzacionale në Met Gala mbrëmë, duke bërë të gjithë të kthejnë kokën nga ta, shkruan IndeksOnline.
Çifti dukej shumë komod me lidhjen e tyre, teksa Dua ka sjellur tani fotografi nga prapaskenat e përgatitjes për këtë event madhor.
Krah për krah me Callum, me sytë që shpërfaqin shkëndijat e dashurisë, Dua duket jashtëzakonisht e lumtur.