Më të parregullt në Kuvend kanë qenë deputetët e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit

Deputetët më të parregullt në Kuvend janë ato deputetë që akuzohen për të enjten e përgjakshme, ndërsa më shumë mungesa të pajustifikuara ka ish-kryeministri Nikolla Gruevski, tregon raporti për punën e të zgjedhurve të popullit, për periudhën nga 1 janari deri në 30 qershor të vitit 2018-të, e publikuar në kuadër të publikimit të 19-të “Deputeti im”.

Marketing

Sipas të dhënave, deputeti Kërsto Mukoski dhe Ljuben Arnaudov asnjëherë s’kan marr pjesë në seancë, ndërsa Sasho Vasilevski ka marr pjesë vetëm njëher.

Menjëherë pas tyre në mesin e më të parregullve është edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili udhëheq me mungesat e paarsyeshme, dhe atë në 21, ndërsa 31 herë e ka arsyetuar mungesën e tij. Gruevski vetëm tri herë ka marr pjesë në seanca, ndërsa vetëm njëherë është paraqitur për diskutim.

Vetëm katër herë kanë qenë të pranishëm në seanca Boris Zmejkovski dhe Menduh Thaçi, ndërsa në mesin e deputetëve më të parregullt është edhe Johan Tarçullovski, Vllatko Gjorçev, Vasill Pishev dhe Ivan Stoilkoviq.

Në gjashtë mujorin e parë në Kuvend janë miratuar gjithsej 178 ligje, 83 nga fusha ekonomike, 52 sistemi politik dhe 43 nga fusha e aktiviteteve publike. Pesë seanca kanë qenë për pyetjen e deputetëve.