Me teknologjinë inovative të Telekomit të Maqedonisë,Shkupi bëhet Qytet i zgjuar

Telekomi i Maqedonisë e paralajmëroi fazën finale të projektit Shkupi Qytet i zgjuar, i cili filloi në mars të këtij viti. Përmes teknologjisë inovative progresive, kryeqyteti do të bëhet me mjedis më të shëndetshëm jetësor, zvogëlim të shpenzimeve, shërbime më të mira dhe komunikim më të mirë me qytetarët, siguri më të madhe, e me këtë edhe jetë më cilësore.

Marketing

Për zhvillimin e qyteteve të zgjuara nevojitet infrastrukturë e avancuar dhe teknologji më moderne “Internet me rrip të ngushtë i gjërave” (Narrowband Internet of Things), me të cilën Makedonski Telekom konfirmon lidershipin teknologjik në treg. Kjo teknologji e paraqet protokollin bazë komunikues, përmes të cilit mundësohet ndërlidhja me aplikacionet dhe funksionalitetet për qytet të zgjuar. Pasi të jetë vendosur njëherë, platforma ofron potencial të madh dhe mundësi të shumta. Me azhurnimet e rrjetit dhe ardhjen e teknologjive të reja, siç është 5G, ky potencial do të rritet gjithnjë e më shumë.

Në këtë platformë të integruar, në këtë fazë i kemi implementuar elementet, si më poshtë për Shkupin Qytet i zgjuar: 10.000 drita dhe sistem për ndriçim të mençur, senzorë për parking të mençur, stacione senzore për përcjelljen e parametrave mikroklimatike, pajisje për matjen e konsumit të ujit, aplikacion interaktiv mobil dhe shtylla të zgjuara për ndërtimin e rrjetit të mençur. Numri i këtyre pajisjeve me kalimin e kohës do të rritet.

“Qytetet e zgjuara janë faza e ardhshme në evolucionin urban, shembull për shfrytëzimin e teknologjisë për jetë më të mirë të qytetarëve. Teknologjia do të jetë mjet, me të cilin do të mund t’i tejkalojmë sfidat e periudhës aktuale. Edhe kryeqyteti ynë hyn në shoqëri të metropoleve të mençura botërore dhe për një kohë shumë të shpejtë të gjithë do t’i ndjejmë përfitimet. Realizimi i këtij projekti e pozicionin Telekomin jo vetëm si lider teknologjik, por edhe si kryesues në ndryshimet afatgjate shoqërore, për çka jemi shumë krenarë”, deklaroi Nikolla Lushev, drejtori kryesor ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë.

Me projektin është parashikuar edhe aplikacioni mobil interaktiv “Shkupi im”, i cili do të shërbejë për komunikim dhe informim të qytetarëve.
“Shkupi im” do të sjellë një nivel krejtësisht të ri të ndërveprimit dhe informimit. Në këtë fazë, aplikacioni do t’u ofrojë qytetarëve: informacione nga fusha e jetës në qytet, ngjarje dhe risi, sondazhe, qasje në aplikacionet dhe shërbimet e institucioneve të qytetit dhe një pasqyrë të parkingjeve të Qytetit të Shkupit. Në fazën e ardhshme do të plotësohet me përmbajtje për trafikun dhe transportin publik dhe do të mund të raportohen probleme infrastrukturore dhe komunale. “Shkupi im” është një kanal inovator, informues dhe ndërveprues për komunikim me qytetarët”, deklaruan nga Qyteti i Shkupit.
Makedonski Telekom kontribuon për suksesin e projektit dhe përmes modelit të financimit, që është edhe një tregues tjetër i përkushtimit të kompanisë drejt praktikave me përgjegjësi shoqërore. Qyteti do ta paguajë kompensimin për këtë investim në tre vitet e ardhshme, edhe atë nga kursimet nga energjia elektrike, të cilat do t’i arrijë me ndriçimin e zgjuar. Shkupi, Qytet i zgjuar do të sjellë mbi 60% kursime në energjinë elektrike dhe 70% në shpenzimet për mirëmbajtje, ulje të emisioneve të CO2 në ajër, infrastrukturë më të mirë, rrugë më të sigurta, përdorim efikas i burimeve, jetë më cilësore dhe mjedis më të mirë jetësor.
Telekomi i Maqedonisë
[email protected]