Në botë janë shëruar më tepër se 1 milion pacientë të infektuar me COVID-19.
Më shumë se 1 milion njerëz janë shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën, sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Reuters.
ShBA ka numrin më të madh të rikuperimeve me 153.947, pasuar nga Gjermania me 123.500.
Më shumë se 3 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus.
Numri global i vdekjeve është rreth 230,000.