Me vaksinën MRP deri më tani janë vaksinuar mbi 34 mijë fëmijë

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri në 14 vite me MRP vaksinë, nga fillimi i epidemisë me fruth në gjithë shtetin është 34.214. Prej tyre, 16.333 fëmijë janë vaksinuar në territorin e Qytetit të Shkupit, përderisa, 17.881 fëmijë janë vaksinuar në pjesën tjetër të shtetit.

Marketing

Që nga fillimi i epidemisë në dhjetor të vitit 2018, e deri më tani, në mënyrë shtesë janë aplikuar 6.108 doza të vaksinave, prej tyre më shumë se 60 për qind janë dhënë në shkollat e mesme të mjekësisë, ndërsa të tjerat janë kontakte dhe persona të moshës mbi 14 vjeçare.

Në javën e kaluar, janë denoncuar shtatë raste, prej të cilave pesë janë klasifikuar si fruth. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të denoncuara, katër raste janë nga Shkupi, ndërsa një është nga Kumanova.

Në shtet mbesin edhe 8.642 fëmijë të pavaksinuar të moshës deri në 14 vjet. Nevojitet që të përforcohet zbatimi i vaksinimit, veçanërisht të fëmijëve parashkollorë jashtë Shkupit. Mbesin në fuqi masat dhe aktivitetet e rekomanduara më herët të cilat i ndërmarrin qendrat për shëndet publik, Instituti për Shëndet Publik, Ministria e Shëndetësisë, ISHSSH dhe shërbimet vaksinale në punktet për vaksinim, me theks të veçantë në vaksinimin e të gjitha kategorive të ndjeshme. Vaksinimi është masa e vetme për mbrojtjen nga fruthi, qëndron në kumtesë.