Me vdekjen e Mbretëreshës ndryshon dhe himni kombëtar

Teksti i himnit kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar do të ndryshojë tani që Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur.

Marketing

Kënga, “God Save the Queen”, do të ndryshojë në “God Save the King”, pasi djali më i madh i Mbretëreshës, Princi Charles, merr fronin.

Të gjitha vargjet do të mbeten të njëjta, përveç se “mbretëresha” të zëvendësohet me “mbret” dhe “ajo” do të zëvendësohet me “ai”.

Mbretëresha Elizabeth vdiq më 8 shtator në moshën 96-vjeçare.

“God Save the King” është në fakt titulli origjinal i himnit.