I pamposhturi në boks, Floyd Mayweather pritet të kthehet përsëri në ring.
Një nga atletët më të pasur në botë, Mayweather mund të kthehet për një tjetër mbrëmje boksi, që do t’i mbushte akoma më shumë arkat e tij.
Floyd Mayweather pritet të përballet me Don Moore, më 14 maj, përcjell lajmi.net.
Në këtë ndeshje do të jenë të pranishëm vetëm 20 tifozë.
Thuhet se çmimi për një biletë do të jetë 150 mijë funte dhe biletat do të jenë në dispozicion në platformën ‘NFT’.
Gjysma e biletave tashmë janë shitur.
E pabesueshme, por meçi do të zhvillohet në një “parking” helikopteri, mbi hotelin ‘Burj Al Arab’, në Dubai, në lartësi mbidetare 700 metra.