Shkruan: Medai Shaholli
Çelësi që hap derën për në Europë nuk është në duart e demagogut Zajko por në duart e shqiptarëve besëprerë, të cilët duan t’ia japin më 12 prill këtë çelës për ta hapur derën e blinduar drejt BE-së.
Shqiptarët atë çelës nuk duhet t’ia dorëzojnë ajvarxhiut të Strumicës apo kryekomitit Micko, pa vënë kushte dhe garanca të forta ndërkombëtare mbi ndryshimin e kushtetutës, ku statusi dhe gjuha shqipe të bëhen të barabartë me ato të kampit tjetër.
Në të kundërtën, nëse i jepet besimi pa asnjë kusht për këtë çelës të portës së blinduar që të shpie drejt Europës, atëherë përsëri shqiptarët do vazhdojnë të trajtohen si nomadë pa identitet në tokën e tyre arbërore.
Vazhdimi i lojës me propagandën e vjetër për një jetë më të mirë për të gjithë nga ana e titistit Zajko, nuk është tjetër gjë veç se vazhdim i skllavërisë së shqiptarëve në trojet e tyre.
Çelësi për në BE është në duart e shqiptarëve nëse shqiptarët e japin këtë çelës pa kusht e pa garanca të forta do ta provojnë edhe për katër vjet denigrimin dhe përbuzjen nga kampi që do të udhëheqë qeverinë e koalicionit.