Medai Shaholli: Krijohet koalicioni i kusarëve!

Shkruan: Medai Shaholli

Marketing

Dje dy liderët e dy partiçkave minore siç janë ASH-AAA në krye me Selën dhe Gashin, kanë nënshkruar koalicionin e paralajmëruar qysh më parë duke e bërë realitet bashkimin e klaneve të ndryshme ku duken qartë se janë bashkuar për leverditë dhe interesat e tyre e jo për unifikimin e faktorit shqiptar në MV.

Ky do të jetë një koalicion ”martesë për interes”, mes klaneve mafioze në luftën për pushtet në mozaikun e pluralizmit politik të ”dërzhavës” MV.
Ky koalicion kusarësh nuk do t’i shërbej interesave kombëtare të shqiptarëve qoftë duke u rreshtuar si opozitë apo si pjesë e qeverisë së mundshme të koalicionit, por do t’i shërbej prapanicës së tyre pasi është ndërtuar në baza pragmatizmi, interesi dhe përfitimesh të rastit.
Pjesëmarrja në qeverinë e koalicionit do të varet nga dëshira dhe vullneti politik i kampit sllavo-maqedon, për t’i ftuar apo jo në përbërjen e re të formimit të qeverisë së re këta matrapazë të kamufluar të ekonomisë së tregut.

Shqiptarët e MV, i kanë parë të dya së bashku këto partiçka në qeverinë e Zajkos, kur kanë dëshmuar luajalitet ndaj tij në rastet kur i është kërkuar të votojnë për denigrimin dhe përdhosjen e identitetit dhe gjuhës shqipe si bashkësi etnike e 20% në ndryshimet kushtetuese vitin e kaluar.
Me arsyetimin e integrimeve europiane koalicion i kusarëve të sotëm ASH-AAA, së bashku me të gjitha subjektet e tjera politike shqiptare, mbajnë mbi surratin e tyre vulën e tradhtisë kombëtare pasi janë nënshkrues të skllavërisë së re të shqiptarëve në kushtetutë si popull nomad pa identitet në MV.
Prandaj shqiptarët e kësaj ”dërzhave” mjaftë janë gënjyer dhe stërgënjyer në të kaluarën dhe se ata sot duhet të mendohen tri herë para se të dalin të votojnë më 12 prill për këtë kastë grabitqarësh, që pushtetin nuk e sheh si përgjegjësi dhe shërbim për qytetarët e tyre por, nisen nga babëzitja për përfitim dhe pasurimi të shpejt nga leverditë financiare që dalin nga kulaçi qeveritar.

Marketing