Medai Shaholli: SDSM-ja kërkon koalicion me partitë shqiptare!

Medai Shaholli

Marketing

Lideri i SDSM-së Zajko, ka paralajmëruar se në zgjedhjet e 12 prillit kërkon të shkoj me koalicion parazgjedhor së bashk me të paktën një parti shqiptare.
Gjithsesi, cilado parti shqiptare do guxojë të bëjë koalicion me Zajkon ka për ta nënshkruar kapitullimin e saj në kampin shqiptar si subjekt i parë politik që do të ”martohet” vërtetë me një parti sllave për hir të interesit të 2/3 deputetëve që do t’i fitojnë.
Sido që të jetë në koalicion parazgjedhor apo paszgjedhor subjektet politike kanë për t’u shërbyer aty si dekor i qeverisë pasi 2/3 nuk përbëjnë numra që detyrojnë Zajkon apo Mickon të ndryshojnë qëndrimet e tyre shoviniste ndaj shqiptarëve siç është mosndryshimi i kushtetutës së njëanshme që nuk njeh status të previligjuar të një kombi tjetër veç atij sllav si e drejtë e patjetërsueshme e tyre.

Subjekt shqiptare që do pranojnë të hyjnë në koalicion me SDSM-në do ta nënshkruajnë fundin e tyre.
Ato në qeverinë e koalicionit nuk do të jenë në marrëdhënie partneriteti mes antarëve të koalicionit por në raporte, padron=skllav!
Kështu ka ndodhur me subjektet politike shqiptare në këto tri dekada të demokraqisë.

Marketing