Medai Shaholli
Tanimë gara e partive politike shqiptare për t’u futur në qeverinë e koalicionit ka filluar me pazaret e tyre në prapaskenë, ku secila nga ato përpiqet të duket sa më e moderuar para kandidatit për kryeministër skuthit Zajko.
Por, duke bërë proçkën e radhës dje i përhënuri Zajko tha se do bënte koalicion me të gjithë ato parti që do të largohen retorika nacionaliste!
Kjo dekleratë paralajmëruese e makutit Zajko përmban në gjuhën e tij helmin e shovinizmit dhe antishqiptarizmit përballë kërkesave të vullnetit politik të shqiptarëve për të qënë të barabartë me sllavo-maqedonët e tij në këtë ”demonkraci të kapur me rrathë”.
Cilido kryeministër sllavo-maqedon që kërkon të shmang dhe të evitoj të drejtën legjitime për definim të statusit të barabartë të shqiptarëve me kushtetutë, ai nuk meriton besimin e asnjë force politike shqiptare për të formuar qeverinë e koalicionit me shqiptarët por, do konfirmohet si dishepull i antishqiptarit Gligorov.
Të quash retorikë nacionaliste vullnetin e shqiptarëve për të patur status të barabartë me të tjerët në këtë vënd të çudirave paraqet shfaqje të të hapur të shovinizmit ndaj një kombi tjetër.
Prandaj, partitë shqiptare kanë një përgjegjësi të madhe ndaj popullit shqiptar këtu duke mbajtur qëndrim ata nuk duhet të ngashënjehen nga ofertat e SDSM-së dhe të futen në bordellon qeveritare të karavidhes Zajko, për ca poste ministrash (që do ”komandohen” nga zëvendministrat e SDSM-së) pa marrë garanca ndërkombëtare për definimin e statusit politik të shqiptarëve si të barabartë me fqinjët.
Në të kundërtën, nëse ato do të pranojnë të hynë në atë qeveri koalicioni që do të përdhos vullnetin politik të popullit shqiptar, atëherë ata do ta marrin përgjegjësinë e turpit për jetë me vulën e tradhtisë në ballë si parti tradhtare në historinë tonë më të re.