Medai Shaholli:”RROFTË VËLLAZËRIM-BASHKIMI YNË I RI”!

Shkruan: Medai Shaholli

Marketing

Tubimet për zgjedhjet e 12 prillit sa vijë e më shumë po intesifikohen në mbarë ”dërzhavën” MV, ku subjektet politike janë ”ngjallur nga varri” pas zgjedhjeve lokale dhe po bëjnë namin me premteimet dhe zotimet.

Në këtë rrugë po ecin dhe titistët e rinj të ish komunizmit jugosllav të shëndrruar në socialdemokratët, të cilët nën udhëheqjen Zajkos po delendisen në mjediset shqiptare duke u premtuar një jetë më të mirë për të gjithë përmes parullës së vjetër me pamje të re të vëllazërim-bashkimit të ri sipas kallapit të ish vetëqeverisjes socialiste jugosllave ku vetëm në pamje dukej barazia kurse brenda ata ruanin pushtetin politik, etatik, administrativ dhe unitarist për vete.

Tani këtij vëllazërim -bashkimi të ri në koalicion parazgjedhore iu bashkuan besëprerët e Besës, të cilët para interesave kombëtare vunë interesin partiak dhe grupor për të siguruar 3/4 karrige në ”Sobranien” e MV, të cilët do të jenë ushtarë të bindur të Zajkos, ashtu siç iu bindën kur votuan kushtetutën e re demokratike që lanë shqiptarët si nomadë të ”dërzhavës” vitin e kaluar.

Ndaj, etja për të kapur ca kocka të pushtetit përmes koalicioneve parazgjedhore nga cilido subjekt tregon babëzitjen e tyre për të zhvatur ato pak leverdi që dalin nga pushteti i qeverisjes në koalicion me padrnin Zajko.
Sido që të jetë këto zgjedhje nuk meritojnë vëmendjen e shqiptarëve sepse ato do vazhdojnë me avazin e vjetër dhe nuk d të sjellin ndryshimin për shqiptarët as si mirëqënie as për një status të barabartë me kampin tjetër, i cili do të vazhdojë të mbretëroj si ”zot i vetëm” në këtë troje të Arbërit supremacinë e pushtetit në të gjitha fushat.

Marketing