“Medalje për guxim” nga presidenti Pendarovski për zjarrfikësit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot me “Medalje për guxim” do t’i dekorojë tetë pjesëtarë të Brigadës territoriale zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit ndërsa brigadës zjarrfikëse do t’ia ndajë mirënjohjen “Karta e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Marketing

Pjesëtarët e Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, dekorohen me “Medaljen për guxim” për guximin e dëshmuar dhe të jashtëzakonshëm dhe sakrificën gjatë kryerjes së detyrave në ballafaqimin me stihinë e zjarrit gjatë zjarrit në një objekt banesor në rr. “Heronjtë e popullit” në Komunën e Kisella Vodës, me ç’rast kanë kontribuar për tërheqjen në kohë të banorëve të rrezikuar.