Media: Hezbollahu pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim

Hezbollahu i ka thënë “Po” projekt-marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, por vazhdojnë negociatat për të mbyllur pikat e mbetura pezull.

Marketing

Kjo u raportua nga korrespondenti i Axios nga SHBA pasi TV libanez Lbci tha se Libani informoi administratën e Bidenit se Hezbollahu i kishte dhënë një përgjigje pozitive armëpushimit të propozuar me Izraelin.

Për më tepër, sipas TV libanez, i dërguari amerikan Amos Hochstein pritet të mbërrijë në Bejrut të martën për të shqyrtuar disa kushte të propozimit, për t’u siguruar që ato janë në përputhje me Kushtetutën libaneze dhe më pas të udhëtojë në Izrael.

Kjo vjen pasi një ditë më parë, gjatë një sulmi ajror izraelit në qendër të Bejrutit, u vra zëdhënësi kryesor i Hezbollahut.

Mohammed Afif, kreu për komunikim me media i Hezbollahut, u vra gjatë një sulmi ndaj zyrave të partisë socialiste arabe, Baath, në qendër të Bejrutit, tha zyrtari i Hezbolllahut, i cili foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar që të fliste për mediat.

Afif kishte qenë mjaft aktiv në media që kur janë intensifikuar këmbimet e zjarrit mes Hezbollahut dhe Izraelit shtatorin e këtij viti.

Izraeli ka vrarë disa zyrtarë të lartë të Hezbollahut, përfshirë edhe udhëheqësin e grupit, Hassan Nasreallah.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian ka futur në listë të zezë krahun ushtarak të grupit, por jo partinë politike. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Marketing