Media turke publikon një fotografi, shkruan se Arkan po lufton në Armeni

Përpos luftës që ka shpërthyer mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, në mediat serbe është bërë lajm një fotografi e publikuar së fundmi nga disa faqe në Turqi.

Marketing

Një foto e kriminelit serb, Zeljko Razhnatoviq-Arkan duke luftuar në Armeni u shfaq në Twitter, e që u mor shumë seriozisht nga mediat serbe.Fotoja u fshi vetëm disa orë pas publikimit të saj, gjersa gazeta serbe Blic shkruan se fotografia është përpunuar me një filtër të veçantë.

Gjegjësisht, fotografisë së vjetër i është shtuar një efekt që mund ta bëjë një person më të moshuar.Faqja turke derindusunce.org gjithashtu postoi në Twitter se si Arkan i cili është i vdekur erdhi për të luftuar atje, shkaktoi një ortek reagimesh dhe komentesh në rrjetet sociale.

Kujtojmë se jo pak herë ka pasur raportime se krimineli serb Arkan është i gjallë, raporton Fakte Plus .