Një pjesë e mediave botërore për raundin e djeshëm të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut theksojnë se “fitues është kandidati properëndimor Stevo Pendarovski”.
“Nju-Jork tajms” nën titullin “Mbështetësi i ndryshimit të emrit është zgjedhur për president” bën të ditur se në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është zgjedhur “kandidati i mbështetur nga Qeveria, i cili planifikon që ta qojë vendin në NATO me emrin e ri”.
Gazeta bën të ditur se Stevo Pendarovski fitoi rreth 52 për qind të votave, përderisa kundër kandidatja e tij Gordana Siljanovska Davkova fitoi rreth 45 për qind.
Gazeta britanike “Guardian” nën titullin “Bileta jonë për Evropë”: Maqedonia e Veriut zgjodhi president properëndimor” thekson se në zgjedhjet fitoi kandidati i cili ishte përqendruar për ndryshim të emrit të shtetit dhe anëtarësimi i saj në BE dhe NATO.
Lajmin për fitoren e Pendarovskit e publikuan edhe “Dojçe vele”, agjencia kroate e lajmeve HINA, agjencia gjermane e lajmeve DPA dhe servisi britanik Bi-Bi-Si publikuan se fituesi në zgjedhjet është kandidati i koalicionit qeveritar Pendarovski.
Përderisa agjencia turke e lajmeve Anadollia e transmeton deklaratën e Pendarovskit se do të jetë president i të gjithë qytetarëve.