Protesta e studentëve është raportuar edhe në mediat e huaja.
Washington post, New York Times, Associated Press dhe mediat rajonale kanë pasqyruar protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
New York Times shkruan për vendosmërinë e studentëve për të vijuar protestën e tyre derisa kërkesat e tyre të përmbushen dhe se qeveria u dorëzua ndaj kërkesës së tyre të parë duke hequr pagesën për provimet e përsëritura.
Washington Post gjithashtu ka shkruar për protestën e studentëve duke shtuar se përveç uljes së tarifave studentët kërkojnë edhe përmirësim të kushteve në konvikte dhe përfaqësim në organet vendimmarrëse të universiteteve.
Associated Press ka shkruar për protestën, bojkotin e mësimit, kërkesat e studentëve dhe vendosmërinë e tyre për të vazhduar derisa kërkesat e tyre të mbështeten