Mediat greke, Marrëveshja nënshkruhet këtë fundjavë në Prespë

Republika Maqedonia Veriore është emri i ri i IRJM-së, emër që është dakorduar mes kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, shkruajnë mediat greke.
Sipas informatave, marrëveshja do të bëhet zyrtare këtë fundjavë, të shtunën në Prespë.

Marketing

“Marrëveshja mund të shpallet që sot”, ka deklaruar përfaqësues i paemëruar nga Qeveria greke, shkruan ‘Reuters’. Cipras dhe Zaev dje realizuan bisedë telefonike, duke shtuar se biseda do të vazhdojë edhe sot dhe pas bisedës së dytë veçmë duhet të jetë e qartë.

Gazeta greke ‘Efimerida’ shkruan se pas bisedës së djeshme mes Zaev dhe Cipras, për detajet më të reja për zgjidhjen e kontestit të emrit, dy kryeministrat do të duhej t’i vërtetojnë sot, por sipas informatave më të reja, këtë do ta bëjnë me vonesë me qëllim që së pari të informojnë ndvrmjetësin special të OKB-së, Metju Nimic.

Burimet greke theksojnë se në marrëveshje shkruan se Maqedonia ka gjuhë që në asnjë mënyrë nuk është e lidhur me gjuhën greke antike, se ky vend nuk ka aspirata për asnjë lloj trashëgimie në Greqi dhe se i takon grupit sllav të popujve.

“Çështja e Shkupit: një hap larg marrëveshjes”; “Sot përmbyllet çështja e Shkupit”; “Sot është biseda telefonike kyçe”; “Maqedonia Veriore është emri për të cilin janë dakorduar kryeministrat”, janë vetëm disa nga titujt në mediat greke pas bisedës së djeshme mes Cipras dhe Zaev.

Qëndrimi i Qeverisë së Maqedonisë është se arritja e marrëveshjes për tejkalimin e kontestit të emrit që vazhdon tashmë 25 vite është me rëndësi të madhe për të dy shtetet, në veçanti për Maqedoninë që pret datë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe ftesë për anëtarësim në NATO.

Marketing