Mediat greke: Nuk doli tym i bardhë nga bisedimet për çështjen e emrit në Nju-Jork

uk doli tym i bardhë nga bisedimet dy ditore në New-York, bisedimet vazhdojnë ndërmjet dy ministrave në Bruksel, ky ishte komenti më i shpeshtë në mediat greke është ky për raundin e ri të bisedimeve.

Marketing

Gazetarët në Greqi, kanë potencuar se emër i ri nuk është gjetur në masën e bisedimeve, por vetëm është biseduar mbi bazat e pakos së dorëzuar nga ndërmjetësuesi Nimic, kurse si propozim që është në epërsi nga të tjerët mbetet, “Republika Veriore e Maqedonisë”.

Në lajmet qendrore të djeshme në mediat greke, është analizuar ajo se çfarë ka dalur si rezultat nga ky takim. As sot nuk doli tym i bardhë nga bisedimet në New-York, sepse të dy ministrat përfunduan të dy takimet pa arritur një emër të ri, ka publikuar këtë informacion television grek, “Sky”, dhe duke u thirur në burime të tyre, kanë mësnuar se deri më tani në tavolinën e bisedimeve kanë qenë vetëm katër propozimet e Nimic, kurse për Shkupin është thirrur që të bëjë zgjedhjen e fundit, kurse për Greqinë linja e kuqe Erga Omnes.

Gazetari i televizionit nacional “ERT”, ka komentuar duke thënë se të dyja palët janë të vendosura që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që të ketë zgjidhje, dhe ka shtuar se nëse bëhet përparim drejt zgjidhjes përfundimtare, atëherë të dy kryeministrat do të takohen në mes të qershorit në Prespë që të nënshkruajnë marrëveshjen, por ky takim do të ndodhë vetëm nëse ka zgjidhje. /tv21

Marketing