Mediat në Greqi kanë aktualizuar miqësinë ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe homologut Aleksis Cipras. Gazeta “Katimerini” shkruan se Shkupi zyrtarisht nuk është duke u brengosur që kreu opizitar Kirijakos Micotakis nga Demokracia e Re së shpejti do të vjen në pushtet në Greqi, dhe me këtë e humb miku i Marrëveshjes së Prespës, Aleksis Cipras.
Në artikull thuhet se politikanët e Maqedonisë së Veriut vlerësojnë se edhe përkundër papajtueshmërive të Micotakis i ka për Marrëveshjen e Prespës, i njëjti do t’i qëndrojë besnik principit të respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara nga Greqia në nivel ndërkombëtar.