Mediat italiane zbulojnë detajet e kontratës së Lautaro Martinezit me Interin

Lautaro Martinez dhe Inter do të vazhdojnë bashkë. Sulmuesi argjentinas ka rinovuar kontratën e tij me klubin zikaltër deri në vitin 2029.

Marketing

“Rinovim i shoqëruar më pas me një intervistë të gjatë në kanalet zyrtare: “Rinovimi do të thotë shumë për mua, jam krenar dhe mirënjohës. Falënderoj drejtuesit dhe klubin. Pas gjashtë vitesh, të jem këtu do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam shumë i lumtur dhe me të vërtetë dua të luftoj për të fituar sërish për tifozët, që na kanë mbështetur gjithmonë e në çdo kohë,” tha Lautaro Martinez pas firmosjes së kontratës.

“Gazzetta dello Sport” bën një pasqyrë të situatës në lidhje me kontratën e tij të re. Në fakt, “Toro” ka nënshkruar rinovim 5-vjeçar, teksa do të marrë një pagë prej 9 milionë euro neto në sezon, plus një bonus. Po flasim për një shifër vërtet të rëndësishme për arkat e zikaltërve dhe që shkon në rreth 100 milionë euro në total.