Mediat serbe dhe malazeze kërkojnë bllokimin e videoklipit të këngëtarit shqiptar, ja arsyeja 

Këngëtari i njohur nga Mali i Zi, David Dreshaj, është përballur me kritika dhe përpjekje për të bllokuar klipin e tij të fundit, por ai ka reaguar qetësisht duke ofruar dokumente që dëshmojnë se ka marrë të gjitha lejet e nevojshme për realizimin e këtij projekti.

Marketing

Në një postim në Instagram, Dreshaj ka sqaruar se videoklipi i tij për këngën “Te Quero T’Aime” është xhiruar me leje zyrtare nga Muzeu Publik i qytetit të Cetinjës dhe Parku Kombëtar Lovçen në Mal të Zi.

Artisti ka përmendur gjithashtu se leja është marrë nga JP Nacionalni Parkovi Crne Gore dhe UNESCO, duke siguruar se gjithçka është kryer në përputhje me rregullat e autoriteteve përkatëse. Në deklaratën e tij në Instagram, Dreshaj shpjegoi se kënga dhe teksti kanë të bëjnë ekskluzivisht me temën e dashurisë dhe nuk përmbajnë asnjë mesazh patriotik apo politik, siç është spekuluar nga disa komentues.    https://youtu.be/xc9SkphwH3g

“Kështu që bien poshtë të gjitha sulmet, kontradiktat dhe komentet e pabazuara”, ka shkruar Dreshaj, duke nënvizuar se muzika është një “urë që lidh njerëzit dhe një gjuhë e përbashkët” pavarësisht kombësisë apo politikës. Ai shtoi se kritikat dhe përpjekjet për të krijuar “boom mediatik” përmes komenteve negative janë të paarsyeshme, pasi muzika e tij ka për qëllim të bashkojë njerëzit dhe të përçojë mesazhe pozitive.

Marketing