Mediat serbe: Në Novi Pazar vritet pronari i kompanisë kosovare “Selo Tours”

Mediat në Serbi raportojnë se pronari i kompanisë turisktike “Selo Tours”, me seli në Prishtinë, Selajdin Janjeva, është vrarë sonte në vendbanimin Jalija të Novi Pazarit.

Marketing

Po ashtu, sipas raportimeve të mediave në Serbi një person tjetër është plagosur.

KOHA ka arritur të konfirmojë vrasjen nga të afërmit e të ndjerit.

“Sandzaklive.rs” shkruan se vrasja ndodhi para një lokali.

“Nuk dihet ende se çfarë çoi deri te vrasja. Sipas fjalëve të disa dëshmitarëve, fillimisht pati një zënke e më pas u dëgjuan disa të shtëna”, ka shkruar “Sandzaklive.rs”.