Mediat serbe zbulojnë kërkesat ndaj Zaevit që ju bënë nga homologët në Tiranë

Në Samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku morën pjesë kryeministri Zaev, homologu i tij shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Maqedonisë u paralajmërua se mund të ndodhin protesta nga shqiptarëve në vend, raporton agjensia e lajmeve “Tanjug”, të cilën e citojnë disa media maqedonase.

Marketing

Një grup shqiptarësh nga Maqedonia e kanë takuar Zaevin, thuhet më tej, dhe e kanë paralajmëruan atë se shqiptarët mund të organizonin protesta në vend nëse nuk përmbusheshin kërkesat e tyre. Ata i kanë kërkuan Zaevit të lirojë, siç kanë thënë, të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë në vend, duke i kujtuar kryeministrit që ai kishte premtuar se do ta bënte këtë para se të vinte në pushtet. Ata i kanë thënë Zaevit se aksioni

“Lagja e Trimave” në Kumanovë është një rast i motivuar politikisht dhe se vrasja e pesë të rinjve maqedonas pranë Liqenit të Smillkovës është një rast për shkak të të cilit shqiptarëve të pafajshëm mbahen në burg. Siç raporton Tanjug, ata janë ndarë me pyetjen “a duhet të organizojmë protesta?”, së cilës Zaev iu përgjigj “nuk duhet, gjithçka do të jetë mirë”.

Marketing