Juventus dhe Matthijs De Ligt duket se më në fund do të mbyllin marrëveshjen e tyre.
Qendër mbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt, pritet që të nënshkruajë sot me skuadrën e Juventus, dhe t’i jap fund ‘dramës’ verore që e mbajti në qendër të vëmendjes.
Mediet italiane raportojnë se lojtari pritet të jetë sot në Torino, me ‘Zonjën e vjetër’ që është përgatitur për të kryer testet mjekësore të lojtarit.
Juve do t’i paguajë Ajaxit 65 milionë euro plus bonuse në marrëveshjen që dërgon 19 vjeçarin në ‘Allianz Stadium’.
De Ligt nuk është përfshirë në skuadrën e Ajax për turneun parasezonal, duke lënë të kuptohet se ai është me një këmbë në Itali.
Lojtari pritet të ketë një pagë prej 12 milionë eurove në sezon, sipas kontratës që e sheh atë me fanellën e kampionëve të Serie A.