Mediumi anglez: Tifozët e Kosovës falënderuan Anglinë për ndihmën në luftë 20 vite më parë

”Tifozët kosovarë vazhduan gjestet e tyre mikpritëse ndaj ekipit të Anglisë dhe mbështetësve të tyre duke mbajtur lart flamurin kombëtar para fillimit të ndeshjes kualifikuese të Euro 2020 midis dy shteteve”, nis shkrimi i DailyMail për pritjen e jashtëzakonshme të anglezëve në Kosovë.

Marketing

Ndërsa himni kombëtar anglezë po intonohej rreth stadiumit ‘Fadil Vokrri’, shumë tifozë të Kosovës u panë që mbanin lart flamurin e Anglisë si një shenjë respekti.

Një banderolë ”Mirësevini dhe Respekt” u shfaq gjithashtu pas golit, ndërsa ata gjithashtu brohorisnin emrat e lojtarëve në Prishtinë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Videot u shpërndanë në rrjetet sociale dhe tifozët nisin të këndonin bashkë, përfshirë edhe ‘Tre Luanët’.

All #Kosovo fans holding English flags during God Save The Queen #KosEng #EnglandAway pic.twitter.com/ZHc3kVwZX2

— Stefan in Kosovo (@StefanInKosovo) November 17, 2019

Gjestet ishin vetëm aktet më të fundit të dashamirësisë të shfaqura nga tifozët që mbështesin skuadrën vendase si një falënderim për ndihmën e vendit në Luftën e Kosovës, e cila filloi në shkurt 1998.

Konflikti i armatosur midis Jugosllavisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa që shumë civilë u vranë dhe një zgjidhje diplomatike dështoi.

Kjo pa që Britania, si pjesë e aleancës ndërkombëtare të NATO-s, të merrte pjesë në bombardimet ajrore të Jugosllavisë para se lufta të mbaronte në qershor 1999.

Në ditët që çuan në ndeshje, Kosova kishte demonstruar mirënjohjen e tyre duke zbukuruar rrugët e tyre me pankarta ‘Mirëseardhja dhe respekti’ që paraqisnin një lulekuqe dhe flamurin anglez.

Marketing