Medvedev: Marrëdhëniet SHBA-Rusi në pikën më të ulët

“Ukraina i përket Rusisë”. Ky është togfjalëshi me të cilin ka nisur fjalën e tij, njeriu ‘hije’ i Vladimir Putin, Dimitri Medvedev.

Marketing

I pranishëm në një forum kushtuar të rinjve rus, nënkryetari i Këshillit të Sigurisë në Rusi. Medvedev, foli për një acarim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, deri në pragun e një konflikti.

Medvedev shtoi se forcat speciale dhe këshilltarët ushtarak amerikanë po bëjnë një luftë kundër Rusisë.

“Kërcënimi kryesor tani është kërcënimi i konfliktit bërthamor dhe ky kërcënim është njëqind herë më i madh se sa ishte në vitin 1962, gjatë krizës së raketave Kubane. Le të jemi të sinqertë, atëherë ne nuk ishim në luftë me Shtetet e Bashkuara, ne ishim vetëm duke matur aftësitë tona, asgjë më shumë, por tani ata po luftojnë me ne, e shikoni pra se çfarë po ndodh.”

Deklarata e Medvedev, vjen në një moment dobësie për Ukrainën, kur forcat e Moskës shohin një seri përparimesh në disa qytete kyçe pas marrjes së Avdiivkës.

Kievi po përballet me një krize të thellë në municione, duke krijuar një debat ekzistencial për trupat e vijës së parë, të cilët duhet të racionojnë municionet dhe po pyesin se sa kohë mund t’i rezistojnë presionit rus.