Medvedev: Operacioni special ushtarak në Ukrainë duhet të vazhdojë derisa të arrihen qëllimet e Rusisë

“Operacioni special ushtarak duhet të vazhdojë derisa të arrihen qëllimet e tij dhe ata që janë përgjegjës për tetë vjet gjenocid në Donbass të dënohen siç duhet”.

Marketing

Kështu u shpreh në kanalin e tij Telegram nënkryetari i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, shkruan Tass.

Medvedev theksoi se ata që janë përgjegjës për vrasjen e civilëve në Donbass do të dënohen për gjithçka që kanë bërë.

“Pikërisht për këtë operacioni ushtarak special duhet të vazhdojë deri në zbatimin e plotë të qëllimeve të tij. Deri në fitoren përfundimtare mbi ata që për tetë vjet poshtëruan dhe shfarosën popullin e tyre,” shkroi Medvedev.