Mega skandal: Komuna e Gostivarit i lëshon 9 milion euro një firme nga Tetova (DOKUMENT)

Një skandal i madh po trondit komunën e Gostivarit me në krye Arben Taravarin. Tende korruptive me vlerë 9 milion euro të gjitha të lidhura me një firmë nga Tetova, kanë thelluar dyshimet se bëhet fjalë për tenderë të kurdisur dhe korruptiv, tregon hulumtimi i bërë nga informacione me karakter publik nga Ministria e Financave dhe Byroja për Furnizime Publike, shkruan tokasot.com

Marketing

Bëhet fjalë për Shoqërinë për Ndërtim dhe Tregti Akua Inzheniering Age DOOEL eksport import nga Tetova, e cila vetëm brenda muajt gusht ka lidhur dy kontrata me komunën e Gostivarit me vlerë 282.000.000.00 denarë.

Me 24 gusht, 2021 komuna e Gostivarit ka lidhur kontratë me vlerë 141.600.000.00 denar.

Po ashtu edhe me 3 gusht gjatë këtij viti komuna e Gostivarit ka lidhur kontratë me vlerë 141.600.000.00 denar me po të njëjtën firmë.

Kompania e njëjtë ka lidhur tre kontrata edhe me Ndërmarrjen Publike Komunale “Komunalec”, nga Gostivari me vlerë 21.240.000.00 denar.

Me 25 dhjetor 2019 “NP Komunalec” ka lidhur kontratë me vlerë 11.800.000.00 denar.

Ndërkohë me datë 6 tetor 2021 “NP Komunalec” ka lidhur kontratë me vlerë 2.360.000.00 denar, me po të njëjtën ndërmarrje.

Me datë 3 tetor 2021, “NP Komunalec” ka lidhur kontratë me këtë ndërmarrje me vlerë 7.080.000.00 denar.

Burimi: tokasot.com