Mehaj takohet me Zaev

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, është takuar sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Marketing

Mehaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë diskutuar mbi temar e sigurisë.

“Takimi me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u fokusua kryesisht në bashkëpunimin ndërshtetëror në funksion të interesave të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si: shkëmbimi i përvojave për integrime euroatlantike dhe organizata rajonale të sigurisë si dhe koordinimi ndërshtetëror në menaxhimin e krizave dhe emergjencave të ndikuara nga tensionet ndërkontinentale së bashku edhe me shtetet tjera fqinje”,ka shkruar Mehaj.