Mehazi: Ju në Shipkovicë të Tetovës, jo shqiponjën në majë të minares!

Shkruan: Sulejman Mehazi

Marketing

PATRIOTIZMIN KOMBËTAR E SHPREHIM NË MAJË TË MINAREVE

Pikësëpari urime për ndërtimin e xhamisë së re, të nderuar qytetarë shipkovicas, ta gëzoni e ta përjetoni me lutje të përditëshme fetare e shpirtërore, me sinqeritet, urtësi e devotshmëri! Kemi vetëm një vërejtje të vogël, ama mjaft serioze: mos i përzini e tollovitni kabllat e fesë me kombin në një. Xhamia është objekt fetar, shenjtëri e Zotit, Shqiponja është simbol kombëtar, shenjtëri e kombit. Prandaj, të nderuar shipkovicas shumë më mirë do të ishte që, simboli ynë kombëtare të valonte nëpër institucionet shtetërore sesa fetare.

Nëse na lejohet të bëjmë një pyetje të vogël , mirëpo e dimë se kjo pyetja do jetë e pavlefshme për ata që e kanë vënë Shqiponjën shqiptare në majë të minares së xhamisë së re në Shipkovicë.

Ju pyesim se në cilat kisha e sinagoga në botë keni parë simbole kombëtare, keni parë në shtetet europiane kryqet kishëtare të zëvendësohen me simbole kombëtare e shtetërore? Jo.
Autoritetet kishtare kurrën e kurrës s’kishin lejuar që nëpër kisha, Kryqi i Krishtit të zëvendësohet me simbolin kombëtar e shtetëror, ata janë të vetëdijshëm se shenjtëria kombëtare se ka vendin aty, po në institucionet më të larta, në majë të mëvetësisë shtetërore.
Aty ku e ka vendin duhet vënë Shqiponja e jo në xhami, po në kulmin e shtetësisê, mirëpo aty s’mundemi, e ajde patriotizmin dhe dashurinë kombëtare do ta shprehim në majë të minareve.

Ajde mendje ajde, jemi duke luajtur me shqiponjën si maca me miun.

Marketing