Profesori, analisti dhe njohësi i rrethanave politike në vend, Sulejman Mehazi përmes një statusi të fundit në rrjetet sociale ka komentuar thirrjet e Ziadin Selës për thyerje dhëmbësh, duke e porositur atë se me thyerje dhëmbësh nuk fitohet BDI-ja.
Ja statusi i profesorit Mehazi:
Me “thyrjen e dhëmbëve” nuk fitohet BDI-ja, po me votën e qytetarëve më 17 tetor, i nderuar kryetar i ASH-së, Zijadin Sela, kujdes Sela!, me shprehjet e “thyrjeve të dhëmbëve” më shumë e dëmtoni kandidatin tuaj të sjellshëm, të kujdesshëm e të urtë, Vullnet Murselin, me urtesi fitohen zgjedhjet e jo ndryshe!