Para fillimit të takimit të dytë të grupit punues për ndryshimet kushtetuese, anëtari i këtij grupi nga Aleanca për Shqiptarët, Remzi Mehmedi, tha se heqja e 20 % nga kushtetuta i ka siguruar vota ASH-së dhe kështu do përpiqen ta realizojnë atë.
“Padyshim qe ASH-ja e ka pas premtim kryesor dhe ne bazë të kësaj e ka marrë edhe atë numër te votave, dhe e kemi ne kauzën tonë politike andaj do të përpiqemi ta shtymë përpara” tha Mehmedi.
Në pyetjen se a do të jep dorëheqje nëse kjo kërkesë nuk pranohet, ai tha të mos paragjykojmë.
“Pse duhet të paragjykojmë, ky proces tani sapo fillon” shtoi Mehmedi.
Rikujtojmë që kryetarja e grupit punues, Margarita Caca Nikollovska më herët kishte deklaruar se ky grup punues s’ka mandat të diskutojë për tema tjera, përpos preambulës.
Ndryshe, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dje tha se pavarësisht kësaj, ata nuk do të heqin dorë nga kërkesa për zëvendësimin e “20%” me “gjuha shqipe”.(alsat)