Analisti Ibrahim Mehemeti në emisionin “360 gradë” tha se është se shqiptarët në Kushtetutën e Maqedonisë emërohen si 20 për qind dhe kjo është një ofendim i madh.
Mehmeti për ndryshimin e amendamenteve kushtuese tha diapazoni është shumë i ngushtë dhe pasi janë numrat është dashur të zgjidhen edhe çështjet tjera, ku shtoi se për atë personalisht problem i madh është ajo që shqiptarët emërohen si 20 për qind, popullatë që është mbi 20 për qind.
“Nuk ekziston fyerje më e madhe për secilin popull. Edhe ato që kërkojnë nga shqiptarët mbështetje për këto ndryshime, njëkohësit janë kundër ndryshimi të kësaj pjese të Kushtetutës ku nuk thuhet populli shqiptar dhe gjuha shqiptare, por thuhet gjuha të cilën flasin 20 për qind”, tha Mehemeti.
Ai vlerëson se është dashur të ketë qasje më të gjerë jo të zgjidhet vetëm kjo dramë me Greqinë, por do të kishim një kushtetutë që do të siguronte një atmosferë më të relaksuar në Maqedoni pas përfundimit të këtij procesi.