Mejremi 3 vjeçe kërkon ndihmë për t’u shëruar

Mejremi është tre vjeçe. Shikimi i saj është i dëmtuar, ndërsa mund të shikojë vetëm 20%. Përveç shikimit, edhe krahun e djathtë e ka të paralizuar dhe nuk mund ta lëvizë deri sa luan.

Marketing

Mejremi vuan nga sëmundja Spina Bifida. Nëna e Mejremit e ka barrën më të madhe, ajo është ndarë nga burri prej më shumë se një viti ndërsa thotë se mjekët e kanë këshilluar që Mejremi duhet të marrë disa barna të cilat janë shumë të shtrenjta dhe të pa përballueshme për këtë familje.

Nënës së Mejremit mjekët i kanë thënë që duhet të operohet jashtë shtetit meqë është një operacion i rëndë. Operimi jashtë vendit i jep shpresë për rregullimin e boshti kurrizor, që pastaj të mund të lëvizë krahun e paralizuar thotë nëna e Mejremit.

Përveç hallit të vajzës, kjo familje nga Tetova jeton me qira. Nëna Minever thotë se fëmijët e saj shpesh herë mbesin edhe pa ushqim sepse nuk kanë të ardhura mujore, ndërsa qiranë ia paguan familja e saj. Ajo kërkon nga gjithë humanët që ti shtrijnë dorën në këto ditë të vështira.
NR Familjes 071 909 791