Meka sfidon Pandeminë, Qabeja rihapet pas 7 muajsh – pamje dhe lajme nga vendi i Shenjtë

Më 4 tetor, Qabeja në Mekë rihapet pas 7 muajsh mbyllje nga Koronavirusi.

Marketing

Nga sot lejohet pelegrinazhi i ritualit “Umra” por duke respektuar masat anti-covid. Nga marsi i këtij viti u pezulluan ritualet e lutjes e këndimit rreth Qabesë. Edhe kleri fetar, ka arsyetuar urdhrin për mbyllje nga autoritetet.

Ministria e Brendshme saudite njoftoi se do lejon kryerjen e ritualit Umra për qytetarët brenda Mbretërisë nga 4 tetori, dhe një muaj më vonë për pelegrinët nga jashtë saj – shkruan gjiganti saudit “Alarabiya”. Në këtë kontekst, Presidenca e Përgjithshme për Çështjet e Qabesë dhe Xhamisë së Profetit Muhamed, zbuloi planin për pritjen e pelegrinëve.

Sipas planit, hapin e parë, 6 mijë pelegrinë në ditë do të mund të kryejnë ritualin e Umras.

Ky Institucion ka konfirmuar se kishte rekrutuar jo më pak se 1000 punonjës për të ndjekur pelegrinazhin, në Qabe.Larja e kompleksit Qabe do të bëhet 10 herë në ditë para dhe pas secilit grup të pelegrinëve. Larja e tualeteve 6 herë në ditë, sterilizimi i qilimave Kompleksit të Qabes dhe sterilizimi i hapësirave gjatë gjithë kohës – transmeton “Alarabiya”.

Gjithashtu sterilizimi i baseneve të burimeve të ujit Zemzem, sterilizimi i të gjitha automjeteve e të tjerë.

Vlen të ceket dhe ndër fazat është dhe parfumosja e korridoreve të kompleksit Qabe. Pandemia Covid-19 po mbetet mbrapa, apo do ketë dhe një rikthim?

Këtë vit, ceremonia e “Haxhit” për nga pjesëmarrja ishte e limituar.

Rihapja, mbase është një shpresë për triumfin e lutjes e këndimit mbi sëmundjen e izolimin – shkruan IndeksOnline.

Qabeja është ndërtuar nga Abrahami i Biblës apo Ibrahimi i Kuranit, që është i njëjti personazh, i cili ka jetuar diku 5 mijë vjet më parë.Modeli i ndërtimit të Qabesë në formë katrore tregon për karakteristikat e ndërtimit të shtëpive me shumë zota në atë kohë.

Dhe Profeti Ibrahim si monoteisti i hershëm, ndërtoi mbi gërmadhat e Qabesë dhe e ngriti atë për ta bërë Shtëpi të Zotit Një.Profeti Ibrahim e kishte lutur Zotin ta vizitonin Qabenë e gjithe bota dhe sipas Librit të Profetit Muhamed, Zoti ia kishte premtuar këtë.

Historia e qytetit Mekë nisë me Profetin Ibrahim dhe të birin Ismailin.

Profeti Muhamed (571) ishte një pasardhës i largët i Profetit Ibrahim. Sipas Kuranit, Profeti Muhamed ishte premtimi që i ishte dhënë Ibrahimit nga Zoti, në kohën kur Ibrahimi po ndërtonte Qabenë.

Kurani është Libri i Parë në Mekë me personazh Profetin Muhamed.

Muhamedi ishte dëbuar nga Meka, u rikthye si çlirimtar e paqësor dhe i ktheu Qabesë monoteizmin që kishte gjithmonë.